Maja Kocijancic tregon se çfarë u bisedua në takimin e sotëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Maja Kocijancic tregon se çfarë u bisedua në takimin e sotëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 17:52
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka treguar se Asociacioni i Komunave Serbe dhe marrëveshjet tjera të cilat nuk janë zbatuar ndërmjet  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë temë e diskutimit të grupeve punuese.

“Asociacioni i Komunave Serbe, marrëveshjet të cilat nuk janë zbatuar, fusha e energjetikës, ura e Mitroviës, liria e lëvizjes, dhe menaxhimi i integruar i kufijve” kanë qenë temat e takimit të sotëm ndërmjet Avni Arifit dhe Marko Gjuriqit, që kishte filluar  herët në mëngjes.

“Kjo është hera e parë që ata të takohen në këtë format. Është e vërtetë se pas një kohë të gjatë ne kemi një takim në këtij formati, një diskutim për zbatimin e  marrëveshjeve që ende nuk janë zbatuar. Në këtë drejtim, takimi ishte shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kocijancic, shkruan media serbe.

Ajo ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve për të cilat janë dakorduar është i nevojshëm dhe është i lidhur  drejtpërdrejtë me hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së.

Kocijancic, në fakt, kujtoi se raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për vendet e zgjerimit që do të merren parasysh rezultatet e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Kocijancic ka kujtuar se në raportin e ardhshëm për zgjerim të Komisionit Evropian, do të merren parasysh edhe rezultatet e dialogut  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kur u pyet nga media serbe se a është diskutuar rreth riformatimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe, siç thuhet nga pala e Kosoves, Kocijancic ka thënë se është duke diskutuar , por nuk ka dhënë  më shumë detaje.

“Në rendin e ditës janë marrëveshjet e tjera që nuk janë zbatuar, të tilla si energjia, urës në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes, menaxhimin e integruar i kufijve dhe kështu me radhë. Puna në zbatimin e tyre vazhdon,” ka thënë Kocijancic.

“Ne presim një angazhim konstruktiv të të dy palëve në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve,” ka deklaruar Kocijançiç.

Ajo megjithatë thotë se aktualisht nuk ka njoftim se kur mund të arrihet takimi i nivelit më të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve  ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi i mëparshëm i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të ekspertëve, e cila ishte planifikuar për 16 janar, u anulua për shkak të vrasjes së një udhëheqësi serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

Delegacioni i Beogradit  para mbledhjes kishte kërkuar dhe  informacione rreth hetimit mbi vrasjen e Ivanoviç.

Në të njëjtën kohë, ata u njoftuan nga delegacioni i Prishtinës për  një riformatim  të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat