Kusari-Lila e bënë për pesë pare Haradinajn

Aktuale

Kusari-Lila e bënë për pesë pare Haradinajn

Nga: A. J Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa dhe ish ministre e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila ka hedhur akuza të renda ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj për paraqitjen e tij në Londër për projektet e Kosovës në BERZH. Ajo në një postim të saj në rrjetin social facebook, ka thënë se kryeministri  para nisjes se tij për në Londër kishte bërtitur diçka për demarkacionin, ndërsa sot ajo pyet kryeministrin se a ka mbet dikush në zyrën e tij që të na informoj për punën që ai do bëjë në Londër dhe në Bruksel.

Ja postimi i saj:

Diçka për projektet e Kosovës në BERZH - Publikoni listën e tyre:

40 projekte në vlerë prej 500 milion Euro do të prezantohen sot në Londër nga Kryeministri i vendit. Herën e fundit që e pamë Kryeministrin ishte në Kuvend duke na bërtiti diçka për Demarkacionin. Pas kësaj bërtime Kryeministri u nis për në Londër në mision tjetër. Pyetja shtrohet, a ka mbet dikush në zyrë të Kryeministrit që nuk ka shkuar me të në Londër ose me bisedime në Bruksel të na informoi për:

1. Emrat e projekteve që do të prezantohen në Londër në konferencën e BERZH-it

2. Cila është vlera e këtyre projekteve dhe

3. Cilat janë format e financimit nga BERZHn- i (norma e kamatës, kohëzgjatja financimit, etj) të këtyre projekteve të prezantuara të nga Qeveria e Kosovës

Nëse marrëveshjet financiare ndërkombëtare duhet të ratifikohen në Kuvend, si bën që asnjë informatë nuk i ipet publikut Kosovar në përgjithësi dhe deputetëve të Kuvendit në veçanti për këto projekte?!

Marrëveshjet ndërkombëtare për t’u ratifikuar në Kuvend duhet t'i kenë 80 vota. Si po mendon Kryeministri dhe Qeveria të kalojnë këto projekte për financim, kur asnjë listë të vetme të tyre nuk e kanë bërë publike ose nuk e diskutuan me akterët relevantë?!

Nëse Demarkacioni po e thith tërë vëmendjen dhe oksigjenin politik në Kosovë, nuk do të thotë se tërë temat tjera për të sotmen dhe të ardhmen e vendit janë e drejtë e rezervuar e Qeverisë pa asnjë trajtim me publikun.

Mos kalimi i Demarkacionit është më së pari dështimi më i madh i koalicionit qeverisës, ende më pak ky moskalim nuk i amniston Kryeministrin dhe Qeverinë të mos japin përgjegjësi për tema tjera më shumë rëndësi për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Dështimet e trashëguara sikur Demarkacioni nuk do të thotë të vazhdohen me dështime tjera, sikur mungesa e transparencës. Publikoni listën e projekteve dhe hapni debat për to. Kur vijnë në Kuvend për ratifikim, po bëhet tepër vonë për kthim prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat