Një polic hetues e dy ekspertë dëshmojnë në rastin e Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Një polic hetues e dy ekspertë dëshmojnë në rastin e Donjeta Pajazitajt

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit do vazhdojë nesër në Gjykatën e Pejës.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt dy vite me parë tronditi opinionin publik, ndërsa për ketë rast po gjykohet si i akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Ky i fundit ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Donjetës, kurse Prokuroria sipas aktakuzës pretendon se dorasi i është Naser Pajazitaj.

Deri me tani në këtë gjykim janë dëgjuar disa dëshmitarë, ndërsa rasti po shkon drejt fundit.

Një polic hetues dhe dy ekspertë (njëri ekspert nga Mjekësia Ligjore dhe mikrobiologjia) pritet të dëgjohen si dëshmitarë nesër.

Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore./Kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat