Dorëzohet përfundimisht Haradinaj: Pranojmë kërkesën e LDK-së

Aktuale

Dorëzohet përfundimisht Haradinaj: Pranojmë kërkesën e LDK-së

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për marrëveshjen e arritur sot që i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të kaloj në Kuvend.

Ja fjalimi i Haradinajt:

Ligji për demarkacion përbën edhe raportin shtetëror për orientim.

E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK-së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin.

Image

Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara.

Nuk kemi arritur akoma konsensus me Listën Serbe, por e kemi njoftuar për arritjen e konsensusit.

Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së.

Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat