McAllister: S’ka alternativë tjetër pos nënshkrimit të Marrëveshjes kufitare të vitit 2015

Aktuale

McAllister: S’ka alternativë tjetër pos nënshkrimit të Marrëveshjes kufitare të vitit 2015

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Merkel dhe McAllister

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin Evropian dhe anëtar i CDU—së së Angela Merkelit, CDU, David McAllister, thotë se mosmarrëveshjet e pazgjidhura territoriale në rajon duhen zgjidhur para se vendet të avancojnë kah BE-ja.

Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, McAllister ka theksuar se ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit nga ana e Kosovës është i një rëndësie qenësore për të dy shtete, veçanërisht për Prishtinën, që po përpiqet të sigurojë liberalizimin e vizave.

McAllister ka thënë se liderët e Kosovës dhe zyrtarët shtetërorë duhet të bëjnë gjithçka është e mundur në mënyrë që të plotësojnë edhe kushtet e fundit për liberalizim vizash – që janë ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe të arrijë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nuk ka alternativë tjetër të ratifikimit të Marrëveshjes kufitare përveç se asaj të nënshkruar mes dy vendeve më 2015”, ka potencuar David McAllister.

Kujtojmë se sot, partitë politike shqiptare, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, kanë arritur një konsensus në lidhje me votimin e Marrëveshjes së demarkacionit, që pritet të bëhet të mërkurën, kur edhe është paralajmëruar mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat