Dorëzimi i Ramushit ndaj LDK-së: Ja si e kërcënojnë deputetët e tij me mosvotimin e Demarkacionit

Aktuale

Dorëzimi i Ramushit ndaj LDK-së: Ja si e kërcënojnë deputetët e tij me mosvotimin e Demarkacionit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj është pajtuar me qëndrimin e LDK-së për ta vendosur raportin e Shpjetim Bulliqit vetëm si raport informues në Marrëveshjen e Demarkacionit, e cila pritet të votohet të votohet të mërkurën.

Por ky lëshim pe nga Haradinaj nuk po shihet me sy të mirë nga disa deputet të partisë së tij të cilët kanë kërcënuar se nuk do ta japin votën e tyre pro marrëveshjes kur të mbahet seanca të mërkurën.

 I pari që ka kërcënuar shefin e tij është deputeti Rasim Selmanaj.

“Kryeministri Haradinaj ka formuar komision duke gjetur të gjetura të ndryshme. Prandaj çdo përpjekje për me eliminua këtë raport është e papranueshme sepse nuk kemi arsye me votu një raport tjetër. Është e palogjikshme për LDK për kërkesën e tyre”, ka thënë Selmanaj të enjten.

Një kërcënim i tillë ka ardhur edhe nga deputetja Teuta Haxhiu.

“Flas personalisht se nëse raporti i Komisionit Shtetëror hiqet nga votimi, unë nuk do ta jap votën”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat