Rinia e LDK-së kërkon ratifikimin e demarkacionit

Aktuale

Rinia e LDK-së kërkon ratifikimin e demarkacionit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Forumi i Rinisë së LDK-së

Forumi i Rinisë së LDK-së, sot mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari i Rinisë së LDK-së, Fidan Rekaliu, ku u diskutua për aktivitetet e radhës të Forumit, në veçanti u diskutua për situatën rreth demarkacionit si kusht për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendit.

Strukturat e Rinisë së LDK-së, kërkuan që sa më parë të miratohet në Kuvendin e Kosovës demarkacioni me Malin e Zi dhe t’i mundësohet të rinjëve të Kosovës liria e lëvizjes dhe të mos mbesin të izoluar nga Evropa si rezultat i egove personale të individëve të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat