Apostolova i bën thirrje VV-së dhe Listës Serbe ta votojnë demarkacionin

Aktuale

Apostolova i bën thirrje VV-së dhe Listës Serbe ta votojnë demarkacionin

Nga: S.Rugova Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:35
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, e ka përshëndetur marrëveshjen që tregon se Ramush Haradinaj është pajtuar me qëndrimin e LDK’së për ta vendosur raportin e Shpjetim Bulliqit vetëm si raport informues në Marrëveshjen e Demarkacionit, e cila votohet të mërkurën.

Nëpërmjet një komunikate, ajo ka uruar partitë politike dhe krerët e tyre që kanë arritur gjetur gjuhe të përbashkët për ratifikimin e demarkacionit i cili është çelës kryesor drejt rrugëtimit për liberalizimin e vizave.

Tutje ajo i bën ftesë partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

‘Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave. E vendos Kosovën dhe të rinjtë e saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që po ashtu të përkrahin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat