Haradinaj i paqartë për marrëveshjen, thotë se është mënjanuar pengesa politike por mbetet “Raporti Bulliqi”

Aktuale

Haradinaj i paqartë për marrëveshjen, thotë se është mënjanuar pengesa politike por mbetet “Raporti Bulliqi”

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:57
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Është arritur marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Pas kësaj kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media ka thënë se është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se ligji do t’i përmbajë marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e presidentëve dhe raportin e Bulliqit.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon për qytetarët e Republikës së Kosovës se nga koalicioni qeverisës është menjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç  si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat