Shpëton koalicioni, Pacolli falënderon LDK-në

Aktuale

Shpëton koalicioni, Pacolli falënderon LDK-në

Nga: S.R Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është shprehur i lumtur që kanë arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin shoqëror ‘’Facebook’’, Pacolli ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke u shprehur se është parti që funksionon në interest të qytetarëve të Kosovës.

Ky është statusi i plotë

Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve. 
Një falenderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjëve të Kosovës. 
Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli qê nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.
Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të zvkryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë. 
Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat