Ilir Deda reagon pas arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin

Aktuale

Ilir Deda reagon pas arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:24
Ilir Deda

Pas arritjes së marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit, ku është pranuar propozimi i LDK-së, ka reaguar edhe deputeti Ilir Deda.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kështu janë sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore dhe se deri në fund të vitit do të kemi liberalizimin, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat