Policia jep detaje për sulmin ndaj Albin Kurtit

Aktuale

Policia jep detaje për sulmin ndaj Albin Kurtit

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:06
Albin Kurti

Të premten deri sa po hynte në Kuvendin e Kosovës kryetari i Vetëvendosjes dhe deputeti Albin Kurti ishte gjuajtur me vezë.

Por, sot Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për këtë sulm, por me pas është liruar, përcjell "Bota sot".

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hedhur një vezë në drejtim të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk e kishte qëlluar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat