Pas marrëveshjes reagon LDK, ka një kërkesë për Vetëvendosjen

Aktuale

Pas marrëveshjes reagon LDK, ka një kërkesë për Vetëvendosjen

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:04
LDK

Pas marrëveshjes së arritur për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar LDK.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK e mirëpret gatishmërinë e koalicionit për të pranuar propozimin e kësaj partie, për projektligjin për demarkacionit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo i hapë rrugë ratifikimit të marrëveshjes dhe fton edhe VV-në që t’i bashkohet ratifikimit të Demarkacionit.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. 
LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat