Agim Veliu, flet pas pajtimit të Haradinajt me versionin e LDK’së për demarkacion

Aktuale

Agim Veliu, flet pas pajtimit të Haradinajt me versionin e LDK’së për demarkacion

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:44
Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë informacion zyrtar lidhur me pajtueshmërinë e Ramush Haradinajt lidhur me propozimin e LDK’së për demarkacionin me Malin e Zi. Por, ka thënë se e përshëndesin nëse ka ndodhur një pajtim i tillë.

“Nëse ka ndodhur një pajtim i tillë e përshëndesim. LDK do ta votojë demarkacionin bazuar më Marrëveshjen e vitit 2015, dokumentin e Presidentëve dhe raportin informues të Komisionit të ri Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, ka thënë Veliu, të shtunën.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar për mediat vendore se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli

“Me Kryeministri sot kam pas një bisede të gjatë. Dallimi  mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli.

“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.

“Ishte vështirë por jam shumë i lumtur që ndodhi. Pa kushtëzime, por në mënyrë pozitive dhe duke menduar për të ardhmen e të të rinjve ”.

Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.

Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti i Kosovës dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat