Alarmohen mediat serbe: Konsullata e Bosnjës në Mynih promovoi Kosovën si shtetin më të ri Evropë

Aktuale

Alarmohen mediat serbe: Konsullata e Bosnjës në Mynih promovoi Kosovën si shtetin më të ri Evropë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Nën përkujdesjen e Konsullatës së Bosnjës e Hercegovinës në Mynih të Gjermanisë është  mbajtur manifestimi Dita e Ballkanit, ku sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka marrë pjesë edhe Kosova. Ky fakt i ka alarmuar mediat në Serbi.

Siç njoftojnë mediat serbe, pavarësisht  faktit se Bosnja e Hercegovina (BeH) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, më 23 mars, nën përkujdesjen e Konsullatës së BeH në Mynih, Kosova është promovuar si shteti më i ri në Evropë.

Ndërsa në Konsullatën e BeH në Mynih kanë thënë se vendet e pjesëmarrëse të Ditës së Ballkanit kanë qenë të njëjta si edhe viteve të tjera.

“Nuk e kam parë këtë, më vjen keq, është një organizatë joqeveritare “Human Human Help”, e cila synon të paraqesë kulturën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një ngjarje kulturore dhe nuk hyjnë në politikë”, thotë Ruzimira Tihic Kadriq, konsulli i përgjithshëm i BeH në Mynih.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat