Hoxha i reagon ashpër Abrashit: Pe lëshojke rrenën ky si lopa baglën

Aktuale

Hoxha i reagon ashpër Abrashit: Pe lëshojke rrenën ky si lopa baglën

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:03
Arban Abrashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se ka mundësi që disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të votojnë të mërkurën pro Demarkacionit.

“Unë kam biseduar me disa prej tyre që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë. Nuk kisha me përmend emra por ka njerëz që mendojnë se ky proces duhet të ecë përpara sepse e ngulfat Kosovën dhe tërë shoqëria po merret me demarkacion tani e tre-katër vjet’, ka thënë Abrashi mbrëmë në një emision televiziv.

Por, atij i është kundërpërgjigjur Ylli Hoxha nga Vetëvendosje, duke e quajtur “rrenë”, atë që e ka deklaruar Abrashi, përcjell Bota sot.

Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të 32 deputetët e VV-së, njëzëri kanë thënë se “Abrashi po rren”.

Postimi i Hoxhës:

Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV'së do ta votojnë demarkacionin

Koment: Pe leshojke rrenen ky si lopa baglen. Qe sa i thirra te 32tit, njezeri thane 'po rren Arbani'./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat