Këshilltar i Presidentit Thaçi citon Kanunin e Lekë Dukagjinit, kur shkruan për dështimin e seancave të Kuvendit

Aktuale

Këshilltar i Presidentit Thaçi citon Kanunin e Lekë Dukagjinit, kur shkruan për dështimin e seancave të Kuvendit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:43
Ismail Syla

Ismail Syla, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ka marrë shkas nga dështimet e seancave të Kuvendit të Kosovës për të thurur vargje dhe për të kujtuar disa nene të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Syla ka postuar në Facebook një poezi me 4 vargje dhe ka ilustruar me një pjesë të Kanunit të Lekë Dukagjinit

ISMAIL SYLA: DËSHTIMI I SEANCAVE NË KUVENDIN E KOSOVËS

(Sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit)

 

Sa herë dështojnë seancat në Kuvendin e Kosovës

Zëri e vegjëlisë në vesh më vjen me kundër jehona,

Nuk do mend se atë ditë thembrat e mundin trurin,

Me vota fitojnë: “Kaptinat e huaja, në këmbët tona.”

Prishtinë, 23 shkurt 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat