Gani Geci në dilemë për Demarkacionin, ka një pyetje për Kuvendin

Aktuale

Gani Geci në dilemë për Demarkacionin, ka një pyetje për Kuvendin

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:30
Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi, i cili as sot nuk u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Geci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo marrëveshje ka ngjallur shumë dilema dhe se deputetët nuk po din se çka të votojnë, përcjell Bota sot.

"Tash mbetet që zyra ligjore e Kuvendit ta shpjegojë se qka duhet të votojnë deputetet.A duhet te votojnë edhe raportet e bashkangjiturura edhe Deklarata e bashkangjitur ligjit te MARRVESHJES apo duhet të votohet vetëm ligji i MARRVESHJES raporti", ka shkruar Geci.

Sipas tij, Marrëveshja me tre raporte që e mbështesin atë, prodhon efekte juridike dhe hedh poshtë raportin e Shpejtim Bulliqit, raport ky që tregon se Kosova po humb 8 mijë hektarë tokë.

Më poshtë postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar qytetarë

Nëse shikojmë me vëmendje zhvillimet në Kuvendin e Kosovës rreth MARRËVESHJES se demakracionit me Malin e Zi po shihet qartë se ka një diskrepancë në mes të atyre që e kuptojnë se qka është nënshkruar në vitin 2015, çfarë dokumentesh kanë prodhuar komisionet shtetërore të Qeverisë se kaluar apo Komisioni i Muratit dhe çfarë përmban raporti i Komisionit Shtetrorë i tanishmi apo Komisioni i Shpejtimit dhe çfarë duhet të votojnë deputët .

MARRËVESHJA është e njëjta raportet e komisioneve i Muratit i kaluari me ktë te tanishmin te Shpejtimit janë te ndryshme .

Rapotin te Muratit e mbeshtesin edhe e tre raporte tjera ndersa raporti i Shpejtimit konstaton se po i humbim 8 mij hektar tokë me MARRËVESHJEN e vitit 2015 .

Raporti i Shpetimit logjikisht do duhej që ta hedh poshtë MARRËVESHJEN e vitit 2015 kemi edhe një Deklaratë të vullnetit të mire të dy presidentëve që bazohet në disa nene të MARRVESHJES por është një deklaratë dhe nuk e ka emrin Aneks-Marreveshje që do duhej ratifiku dhe si deklaratë nuk ka ndonjë efekt juridik ne lidhje me MARRËVESHJEN.

Kuvendet e shteteve logjikisht nuk ratifikojnë rapote të komisioneve as deklarata por ratifikojnë MARRËVESHJEN .

Tash ne mund ti bashkangjesim MARRËVESHJES krejt raportet por MARRËVESHJA nuk ndryshon, ka nene MARRËVESHJA dhe ka vija të trasha rreth Demakracionit, vijat e trasha nuk mund te ndryshohen sepse Mali i Zi ka ratifikuar ketë MARRVESHJE që e kanë nenshkrurë ish ministrat e Punëve të Jashtme .

Tash nuk është e qartë si mund të votohet MARRËVESHJA që prodhon efekte juridike dhe Raporti qe tregon se me kete MARRVESHJE Kosova humb 8 mijë hektar tokë .

Raporti i Shpejtimit e hedh poshtë MARRËVESHJEN .

MARRVESHJA e hudh poshtë Raportin e Shpejtimit si te pa efektshem juridikisht

MARRVESHJA ka edhe tre raporte qe e mbështesin këtë .

Tash mbetet që zyra ligjore e Kuvendit ta shpjegojë se qka duhet të votojnë deputetet.

A duhet te votojnë edhe raportet e bashkangjiturura edhe Deklarata e bashkangjitur ligjit te MARRVESHJES apo duhet të votohet vetëm ligji i MARRVESHJES raporti .

Nëse raporti i Shpejtimit është i drejtë do duhej të inkorporohet me ligj .

Por tani është pa mundur të ndryshohet marrëveshja sepse marrëveshja është marrëveshje vetëm kur pajtohen dy palët. Shtrohet pyetja sa kanë efektë raportet dhe deklaratat në një marrëveshje mbetet të shihet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat