Cila është zgjidhja për Demarkacionin, sipas shoqërisë civile?

Aktuale

Cila është zgjidhja për Demarkacionin, sipas shoqërisë civile?

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të jetë një nga temat kryesorë në vend.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dhënë idetë e tyre se si duhet të zgjidhet përfundimisht kjo çështje.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë në Info Magazine se deputetët nuk është dashur ta shtyjnë këtë çështje për javën e ardhshme.

“Është dashur të shfrytëzohet edhe fundjava që të arrihet konsensus ndërmjet partive politike në vend”.

“Ata duhet të mbyllen diku deri sat a gjejnë një zgjidhje – raporti i Shpejtim Bulliqit nuk duhet të jetë pjesë e votimit të kësaj marrëveshjeje”.

“Pasi të ratifikohet kjo marrëveshje duhet të krijohet një trup e veçantë që merret më pas seriozisht me këtë çështje”.

“Megjithatë problem kryesor vazhdon të mbetët Lista Serbe, ata vazhdojnë të mos shkojnë në Kuvendin e Kosovës”.

Granit Tërnava nga Fondacioni Konrad Adenauer, ka thënë në Info Magazine se Demarkacioni vazhdon të jetë tema kryesore në të gjitha mjediset.

“Unë kam thënë se problemi kryesor do të jenë Lista Serbe, pasi ata vështirë do të binden që ta votojnë Demarkacionin”.

“Por problem vazhdojnë të mbesin edhe partitë shqiptare, pasi nuk është dashur të vijnë në një situatë ku befasisht dalin me qëndrime të kundërta”.

“Deputetët do të duhej ta votonin Demarkacionin, pas ratifikimi nënkupton hapjen e rrugës për liberalizim të vizave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat