Pacolli takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për organizimin e vizitës në Paris me bizneset nga Kosova

Aktuale

Pacolli takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për organizimin e vizitës në Paris me bizneset nga Kosova

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:54
Pamje nga takimi

Presidenti i Odës Frankofone, Rrahim Pacolli ka pritur në vizitë ambasadorin francez Didier Chaber.

Në këtë takim Pacolli me ambasadorin francez Chaber kanë biseduar për organizimin e vizitës që do të bëhet në Parsi në kuadër të Klubit të Biznesit Frankofon të Kosovës ku do të takohen me organizatën Medef, përfaqësuesen kryesore të bisneseve franceze dhe frankofone.

Me këtë rast Pacolli u ka bërë thirrje bizneseve kosovare që t’i bashkohen Kocaf-it në vizitën në Paris.

Stausi i plotë:

Pata nderin të pres në vizitë në zyren time ambasadorin francez z. Didier Chabert, me ç’rast biseduam në lidhje me organizimin e vizitës tonë në Paris, në kuadër të Klubit të Biznesit Frankofon të Kosovës (Kocaf). Gjatë kësaj vizite do të takohemi me organizaten Medef, përfaqësuesen kryesore të bizneseve franceze dhe bizneset frankofone. Ju bëj thirrje bizneseve kosovare që t’i bashkohen Kocaf-it në vizitën në Paris. RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat