Iu refuzua viza, qytetarja reagon ndaj politikanëve: Legena, jemi me ju pështy në fytyrë

Aktuale

Iu refuzua viza, qytetarja reagon ndaj politikanëve: Legena, jemi me ju pështy në fytyrë

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Pasaporta e Kosovës

Sot dështoi seanca për Demarkacionin me Malin e Zi, duke u shtyrë për të mërkurën.

Në anën tjetër, shumë qytetarë që duan të udhëtojnë në ndonjë vend të botës, nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, pasi Kosova nuk gëzon liberalizimin.

E një gjë e tillë i ka ndodhur qytetarët nga Prishtina, Getoarbë Mulliqi Bojaj, të cilës i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt Suedisë, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar se arsyet që i kanë dhënë kanë qenë mungesa e mjeteve të mjaftueshme për qëndrim atje dhe mosbindja se ajo do të kthehet sërish në Kosovë.

Mulliqi Bojaj ka reaguar ndaj politikanëve që nuk e kanë ratifikuar Demarkacionin, duke i quajtur legena dhe duke u thënë se e meritojnë t’i pështyjë në fytyrë.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Nderkohe qe ne parlament bohet hajgare me neve, sot m’u refuzu viza PER HERE TE PARE, nga Ambasada Suedeze. Medemek s’paskam mjete te mjaftushme per qendrimin tim dhe nuk jane binde qe une do te kthehem. Hajde de - se po vi me punu ne Zara ose me lype azil ne Suedi, shume qesharake a po  :-)))
Jeni me ju pshty ne ftyre, bre Zoti ju marrofte. LEGENA! 
Keni me me binde qe pernime ju intereson per ate toke kur t’i dorezoni pasaportat zyrtare, edhe pritni ne rend si une me nje bebe ne ambasada. Keni me me binde kur te rreshtoheni krah me neve qe gjithe na ngulet; si prej juve, si prej pleherave qe i cojne ne Ambasadat tona, ne kete vend te dores se trete.
Sot ju pshtyj krejteve pa dallim! Jeni per gerdi. 
Sot ne pasaporten e Eves e kam nje refuzim, e une po du me plase, sepse keshtu ia bete “sefte”. A ka faj Eva qe eshte e Kosoves? Masnej kur te rritet e rrejme YOUNG EUROPEAN!
A e dini pse s’kam mjete, se ju vjedhni e une marr rroge.
A e dini qe me qato 211€ qe kam pagu per vize, ne nje realitet tjeter kisha shku ne Suedi me Wizzair bile edhe nje nate ne hotel e kisha pagu.
A e dini pse dyshojne qe kam me u kthy, se e dine prej cfare vendi po shkoj ne nje vend normal- ata s’e dine qe une jam kaq budalle e s’e nderroj Kosoven per shkak te matrapazeve.
Eves po i kerkoj falje qe e kam sjelle ne jete ne kete kohe e ne ket vend, por kur te rritet ka me e kuptu qe Kosoven e bejne Eva me shoke e shoqe, e juve kane me ju shti ne Arkiva te marres.
Zot mos ua fal, se fort mire po e dine cka po bojne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat