Delawie iu dërgon sërish mesazh partive politike për Demarkacionin

Aktuale

Delawie iu dërgon sërish mesazh partive politike për Demarkacionin

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:22
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, foto: Bota sot

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar sërish nga partitë politike që të ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Delawie, përmes një postimi në Twiiter, ka thënë se tani është koha që të gjitha partitë politike në Kosovë, të tregojnë lidership dhe të vendosin qytetarin të parin, përcjell Bota sot.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Kjo deklaratë e tij vie vetëm disa orë, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të vendos për këtë marrëveshje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat