Hoxhaj sulmon ashpër Bosnjën për mos-ftesën në samitin e vendeve të Ballkanit

Aktuale

Hoxhaj sulmon ashpër Bosnjën për mos-ftesën në samitin e vendeve të Ballkanit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Enver Hoxhaj

Mos dërgimi i ftesës për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjalukës në Bosnjë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal.

Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

Ndërsa, për një gjë të tillë ende nuk ka reaguar Ministria e Jashtme e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat