Porosi për dalje nga izolimi në gardhin e Kuvendit

Aktuale

Porosi për dalje nga izolimi në gardhin e Kuvendit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Organizata Joqeveritare IFOK po proteston para Kuvendit për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit.

Derisa në Kuvend është dhënë pauzë deri në momentin kur të vijnë deputetët për seancën e demarkacionit, jashtë tij në gardhin rrethues përfaqësues të organizatës IFOK- Fondacioni i Kosovës për Inovacione kanë vënë të shkruara porositë për deputetët që demarkacioni të votohet.

“Zhbllokoni qytetarët”, “Kosova në BE, e jo në Kore” janë disa nga parullat.

Themelues i IFOK-ut është Bashkim Fazliu- “Migjeni” që ishjte kandidat për kryetar të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat