Debati i nxehtë në Kuvend, shtyhet përsëri seanca për demarkacionin

Aktuale

Debati i nxehtë në Kuvend, shtyhet përsëri seanca për demarkacionin

Nga: Bota sot Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 07:29
Foto nga seanca e Kuvendit

(E plotësuar) - Seanca për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për të mërkurën në ora 10:00.

Kjo erdhi pasi PDK, AAK dhe Nisma kërkuan shtyrjen e Seancës për një ditë tjetër, raporton Bota sot.

Propozimi u votua, ku për këtë votuan 91 deputetë, prej tyre 60 pro shtyrjes, 30 kundër she një abstenim.

Image

Haradinaj: Ky është ligji i mirë i keq, n’daq votone n’daq jo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ky ligj ky është ky që është dhe AAK-ja nuk do të tërhiqet.

“Unë këtë ligj që e kam sjellë sot, jam kanë në gjendje ta votojmë sot, këtë që e kemi sjellë, merrini përgjegjësitë kush po e vonon”, tha Haradinaj.

Vazhdon seanca, propozohet shtyrja e seancës deri në konsensus

Pas një pauze disa minutshe, po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me deklaratat e shefave të parlamentare.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se nuk kanë shkuar në takimin konsultues pasi mendojnë se propozimet për demarkacionit janë të gabuara.

Kurse, Avdullah Hoti tha se janë dakord të shtyhet seanca pasi të arrihet një konsensus .

Edhe Memli Krasniqi tha se janë në favor që seanca të vazhdojë të hënën në ora 10:00, deri në arritjen e konsensusit./Kosovapress/

Pas një pauze disa minutshe, po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me deklaratat e shefave të parlamentare.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se nuk kanë shkuar në takimin konsultues pasi mendojnë se propozimet për demarkacionit janë të gabuara.

Kurse, Avdullah Hoti tha se janë dakord të shtyhet seanca pasi të arrihet një konsensus .

Edhe Memli Krasniqi tha se janë në favor që seanca të vazhdojë të hënën në ora 10:00, deri në arritjen e konsensusit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shfaqur tejet i nervozuar gjatë fjalës së tij me të filluar seanca.

Me t’u deklaruar shefat e Grupeve Parlamentare,  Haradinaj ka dal në foltore duke folur ashpër në drejtim të deputetëve të LDK-së.

Haradinaj iu ka drejtuar atyre me fjalë të rënda duke iu thënë se s’i nuk kanë turp

Haradinaj-LDK-së: Ku po iu dhemb

“Ka dy vite e gjysme që jemi ndarë si vend për një temë që ka të bëjë me territorin e vendit dhe kufirin me një fqinj. Pas një pune intensive kemi arritur të vijmë me një materie para juve, e kjo është kështu. E para ligji, që ka ardhur të ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015, pikërisht qeta. Qeveria e vendit tuaj, ka formuar një komision t’i shoh qato dilema, ai komision nuk është i Haradinajt, as i babës Hilmi, ku po iu dhem ai komision, a qaq fort jeni kundër atij territori a. Marre iu  qoftë. Qet raport po ju pengon, ku po ju dhem, nëse keni problem kallxoni. Po doni ta quani dokument orientues, jo sa të jem unë, jo. Komisioni i Qeverisë e ka prodhuar një raport, a fort po iu dhem raporti a. As një germë nuk i hiqet këtij ligji”, tha Haradinaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hotit të LDK-së. Ai  tha se i vjen turp se si një kryeministër përdor një gjuhë me të cilën u drejtohet deptuetëve që përfësojnë qytetarët e vendit.

Hoti: LDK nuk voton raport me kauza të rrejshme

“Kush është patriot e kush është tradhtar dihet në këtë vend. Tri vite e keni mbajtur këtë shoqëri të ndarë me kauza të rrejshme. Grupi jonë parlamentar nuk voton raportin me kauza të rrejshme, jemi pajtuar që ai raport bashkë me të gjitha raportet tjera t’i bashkohen ligjit, le ta shohin deputetët dhe le të votojnë sipas ndërgjegjësisë së tyre. Nuk kemi asnjë problem tjetër. Unë e lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur iu drejtohet 27 deputetëve që janë tri herë më shumë sesa partia e tij që përfaqësojnë qytetarët e Kosovës këtu ,ka njerëz që i kanë tokat atje ku ti iu referohesh por që janë të arsyeshëm dhe të kujdesshëm duke e respektuar çdo normë juridike. Me këtë gjuhë mua më vjen turp për kryeministrin e vendit që iu drejtohet përfaqësuesve të popullit. Marrëveshja është  e qartë ka lënë hapësirë që kushdo që ka një fakt unë i pari dhe grupi jon ka me e mbështet atë fakt me ris hikuar marrëveshjen me kthy edhe njëherë në procedurat e ratifikimit nga e para”, tha ai.

LDK ka vënë kusht se do ta votojë marrëveshjen e gushtit të vitit 2015, marrëveshjen e presidentëve Thaçi-Vujanoviq por jo edhe raportin e Komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dërguar seancën në pauzë për 5-10 minuta, dhe i ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në një konsultim.

Seanca thuajse ka eskaluar në momentin që Haradinaj ka filluar fjalimin duke akuzuar deputetët e LDK-së.

Ai ka thënë se pa raportin e Bolliqajt nuk do të kalojë projektligji.

Shala i LDK-së: Projektligji në kundërshtim me Ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala tha se projektligji të cilin e ka miratuar Qeveria dhe e ka sjellë tek këtu është në kundërshtim me ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Sepse ka dy raporte që kundërshtojnë njëra tjetrën. Është një raport që është pajtuar me Malin e Zi dhe një raport që e thotë se marrëveshja e 26 gushtit është tradhti ndaj vendit”.

Hoti replikë Haradinajt: Kush është patriotë e kush tradhtarë dihet kjo punë

Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti i ka bërë replikë kryeministrit të Kosovës, Ramush HArdinaj për gjuhen e përdorur në Kuvend.

Hoti i ka thënë Haradinajt se kush është patriotë e kush tradhtarë dihet kjo punë.

Po ashtu, ai ka thënë se tri vjet e keni mbajt këtë vend po e mban peng vendin me kauza të rrejshme

MË tepër, Hoti ka thënë se ne nuk e votojmë këtë raport.

“E lus kryeministrin që të jetë u kujdesshëm e jo ti drejtohet me këtë gjuhë deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Hoti në Kuvend, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj- LDK-së: Marre iu koftë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend u ka thënë deputetëve të LDK-së se është marre që po e refuzojnë raportin e Shpejtim Bulliqit, raporton Bota sot.

“Marre ju koftë, marre. Po e refuzoni raportin e Bulliqit. Ai nuk është i Ramushit, as i babaës Hilmi. Ajo tokë s’është e jemja as e babës Hilmi. Marre iu koftë, qka po doni, Komisioni e ka thënë të veten. Asnjë germë e projekligjit nuk hiqet. Marre ju koftë që po i mbani të izoluar qytetarët”, u ka thënë deputetëve të LDK-së ai.

Isufi kërkon të mos ketë hezitim për Demarkacionin

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, deputeti i AAK- së, tha se ka dy vite që ne përballemi me këtë temë duke e ditur rëndësinë e saj.

Gjithashtu, ai tha se pikërisht që e kemi një projektligj që i saktëson gabimet që janë në të kaluarën.

“Marrëveshja në mes të dy presidenteve dhe raporti që është i qeverise hap rruge për përmirëson e gabimeve dhe për lëvizjen e lire të qytetareve”, tha Isufi, përcjellë “Bota sot”.

Për më tëpër shtoi se nuk duhet të ketë hezitim në këtë projektligj se për mes këtij projekti dy grupet punuese arrijnë të përmirësojnë gabimet.

Krasniqi: PDK është unike rreth marrëveshjes për Demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se tash kur janë pranë për ta pasur shumicën për ratifikimin e kësaj marrëveshje, është për keqardhje që të ketë dallime në finesa të terminologjisë për të arritur në një tekst të përbashkët që i adreson recepcionet e secilit grup parlamentar.

PDK sipas Krasniqit ka qenë konsistente në qëndrimin e vet dhe unike në mbështetje të marrëveshjes së demarkacionit, veçanërisht pas marrëveshjes së dy presidentëve që i adresojnë shqetësimet që kanë pasur të tjerët.

Hoti: Befasohem që ende ka deputetë kundër Demarkacionit, ne e përkrahim

Ka filluar seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i befasuar që ka ende deputetë që nuk pajtohen për këtë marrëveshje, raporton gazetari i “Bota sot”.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Hoti ka thënë se LDK e ka përkrahur që nga fillimi këtë marrëveshje dhe e përkrah edhe deklaratën në mes të presidentëve dhe se dje janë dakorduar me PDK-në dhe Nismën.

“Sot jemi mbledhur për një çështje të rëndësishme pas tri vjetëve të kësaj marrëveshje. Unë befasohem që ende shoh deputetë që nuk pajtohen për të miratuar atë. Ne prej ditës që është nënshkruar marrëveshja e kemi përkrahur. E përkrahim edhe deklaratën e presidentëve. Ne dje jemi dakorduar me PDK-në dhe Nismën .kjo është temë shumë e rëndësishme. Ne nuk duhet të fillojmë këtë seancë pa u arritur një marrëveshje në mes deputetëve. Grupi i jonë do të votojë kundër shmangies së procedurave pa pasur një marrëveshje për të votuar këtë projektligj”, ka thënë Hoti.

Konjufca: Nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha se nëse kalon marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit shteti humb territor.

Për Vetëvendosjen më esenciale është territorit sesa liberalizmi i vizave. Sipas Konjufcës është me rëndësi liberalizimi por shtrohet pyetja kush e ka penguar deri më tani e që është ai që e ka nënshkruar gabim

Konjufca tha se përgjegjësitë duhet t’i marrin ata që kanë nënshkruar e jo opozita.

Veseli: Nëse demarkacioni nuk votohet, 10 ditë nuk vjenë në seancë

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të dalë në votim marrëveshja e demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në sallë janë të pranishëm 93 deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon me dy të tretat e deputetëve prezent në sallë, Kuvendi i Kosovës nuk mund ta kthej në seancë këtë pikë 10 ditë.

“Po iu njoftoj meqë është e rëndësishme për liberalizimin e vizave, nëse nuk kalon me dy të tretat e kolegëve prezent në sallë, 10 ditë nuk do të ketë të drejtën ta kthej Kuvendi në seancë, domethënë vazhdojmë me avazin e vjetër”, tha ai.

Edhe deputetët e Vetëvendosjes në seancë

Image

Në sallën ku pritet që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin tashmë kanë arritur edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në sallë mungojnë vetëm deputetët e Listës Serbe të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të vijnë në seancë.

Ndërsa shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se me PDK-në dhe Nismën janë pajtuar ndërsa mbetet vetëm që AAK të reflektojë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, në seancën që do të mbahet për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit.

Ai ka arritur bashkë me disa nga deputetët e subjektit të tij, raporton gazetari i “Bota sot”.

Kurti i cili është sulmuar me vezë para Kuvendit, nuk ka pranuar të flasë para mediave për atë që i ka ndodhur.

Image

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin tashmë ka filluar.

Punimet janë hapur nga kryetari I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndërsa në seancë tashmë kanë ardhur deputetët e LDK-së, të AAK-së, PDK-së dhe partive tjera.

Ndërsa mungojnë ata të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Kryetari Veseli ka dhënë 5 minuta pauzë për siç tha ai t’iu japë mundësi deputetëve që të vinë në sallë.

Image
Avdullah Hoti

E konfirmon Avdullah Hoti: Kemi arritur marrëveshje me PDK-në dhe NISMA-në për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje më PDK-së dhe NISMA-në lidhur me draftmarrëveshjen për demarkacionin ën Kuvend, ku sipas tij AAK duhet të reflektojë.

“Ne po presim të fillojë sa me pare për te marr një vendim për të lëvizur lirshëm LDK është unike për teë përkrahur këtë marrëveshjen. E përkrahim edhe deklaratën e të dy presidenteve sepse ajo bazohet në marrëveshjen e 2015. Presim qe te gjitha partitë te votojnë demarkacionin Kemi arritur marrëveshje me PDK dhe Nisma-n per draftin e marrëveshjes qe duhet te votohet ne kuvend Tash presim qe te reflektoj AAK”, ka  thënë Hoti, shkruan “Bota sot”.

"Raporti i Bulliqit është ne kontradikte me marrëveshjen. Ne jemi dakorduar që me nenin 3 të marrëveshjes që të votohet deklarata në mes te dy presidentëve për korrigjim te kufirit. Raporti kundërthënës i Bulliqit nuk mund te behet ligj. Unë pres që PDK dhe NIsma te bindin AAK-ne e te sigurojnë 61 vota për te votuar marrëveshje, pa pasur nevoje për votat e listës serbe", ka dekaruar Hoti.

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për demarkacionin (Drejtpërdrejt)

Pas disa minutash pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit. Po ashtu edhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka hyrë në kuvend ndërsa  është kontrolluar nga policia e kuvendit me detektor, shkruan “Bota sot”.

Image

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00. Një ditë më parë ka dështuar seanca, pasi nuk është arrit që të sigurohen votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00. Një ditë më parë ka dështuar seanca, pasi nuk është arrit që të sigurohen votat e mjaftueshme për ta ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Deri te shtyrja e seancës erdhi pasi që nuk u sigurua numri prej 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. Andaj, liderët politikë dhe deputetët fituan edhe një ditë shtesë për negociata mes vete.

Pas një pritjeje prej më gjatë se 2 orë e gjysmë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli doli në foltoren e Kuvendit dhe ftoi deputetët të shpërndahen. Ai tha se seanca pritet të fillojë të premten, nga ora 10:00.

Pas shtyrjes së seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha para medieve se Kuvendi duhet të marrë vendim, të ratifikojë demarkacionin, për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm, pa viza, brenda këtij viti.

Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur këtij Projektligji edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, i cili nuk e mbështetë Marrëveshjen e arritur me Malin e Zi më 2015, si dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, nevojiten 80 vota të deputetëve apo dy të tretat e numrit të tërësishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat