Deklarata e Ramës për Kosovën ngacmon Rusinë

Aktuale

Deklarata e Ramës për Kosovën ngacmon Rusinë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:45
Edi Rama dhe Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ndodhet ditën e sotme për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Serbisë, Beograd nga ku nuk është treguar aspak i rezervuar në sulmin e tij përkundrejt BE-së dhe Shqipërisë.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për vendosjen një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë i cili do të përfaqësonte unitetin kombëtar, kryediplomati rus ka akuzuar Brukselin se është pasiv me Tiranën dhe nuk merr masa për ta ndëshkuar, ndonëse sipas Lavrov ajo e shpreh hapur ambicien e saj për “Shqipërinë e Madhe”.

“BE duhet të marrë hapa shtesë për të justifikuar besimin që i është dhënë si ndërmjetësues i dialogut. BE po tregohet pasive me “Shqipërinë e madhe””, deklaroi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin serb Vuçiç.

Ndërkohë, Lavrov nuk ka ngurruar as të shprehet se në rast se SHBA do të përfshihet në një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Rusia nuk do të qëndrojë mënjanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat