Ahmeti për Demarkacionin: Tash është zhveshur çdo kamuflim

Aktuale

Ahmeti për Demarkacionin: Tash është zhveshur çdo kamuflim

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:27
Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti  ka thënë se është  e rëndësishme që të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë që të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë qytetarët.

Po ashtu, ai ka shkruar se “disa deputet e disa politikbërës vëmendjen dhe angazhimin e kanë tek shfajësimi, e po harrojnë pritjet e publikut, harrojnë agjendën shtetërore e injorojnë kërkesat e miqve ndërkombëtar”.

Postimi i plotë:                                       

Po, është e rëndësishme që të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Po, e dimë tash më agjendën e votimit në Kuvend, është e njejta pako me produkt të njëjtë vetëm është mbështjellë e stërmbështjellë me ambalazhim pak a shumë tjetër për të provuar të shpëtohet fytyra e të gjithë atyre që tre vite e lan peng këtë proces dhe mbajtën të izoluar vendin tonë.

Në krejt këtë zhvillim disa deputet e disa politikbërës vëmendjen dhe angazhimin e kanë tek shfajësimi, e po harrojnë pritjet e publikut, harrojnë agjendën shtetërore e injorojnë kërkesat e miqve ndërkombëtar.

Tash më është shumë e qartë, demarkacioni do të votohet sipas versionit Meha, pra projektligji i marrëveshjes së vitit 2015.

Mos e mbështjellëni as me deklarata të presidentëve as me raporte të komisioneve sepse tash është zhveshur çdo kamuflim.

Sot duhet reflektim e jo tentim mashtrim, sot duhet përgjegjësi dhe kërkimfalje publike gjithë ju që keni lën peng vendin dhe mbajtët të izoluar qytetarët kosovarë. Ratifikoni marrëveshtjen sipas parimeve ndërkombëtare e mos na hedhni valle pa instrumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat