Limaj përgjigjet për pikën ku përmenden gjetjet e Bulliqit

Aktuale

Limaj përgjigjet për pikën ku përmenden gjetjet e Bulliqit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:49
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve mes partive të vendit për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Për mua e rëndësishme është që Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm. Të vullnetit të mirë. Për të bërë atë veprimin që e bëmë javën e kaluar”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

“Një mundësi për të biseduar për atë për të cilën po bisedojmë sot”, ka shtuar ai.

“Po mos të kishte problem, që na ka përcjellë ky demarkacion, për të shkuar puro, me ligj, me rregull, si duhet… ka qenë dashur të jetë vetëm marrëveshja, një nen, marrëveshja e 2015-s, dhe të ratifikohet”, është shprehur ai.

“Nuk jemi në atë situatë. Që tri vjet s’jemi në atë situatë. Jemi në situatë krejt tjetër”, ka theksuar Limaj.

“Përveç asaj marrëveshjeje, ka dalë edhe një deklaratë e dy presidentëve”, ka shtuar ai.

“Dhe tash po flasim për një ligj përcjellës, unë kështu e shoh të paktën, që e ka marrëveshja e 2015-s, por e ka edhe deklaratën e presidentëve, që e rikonfirmon edhe njëherë, në mënyrë specifike, e zbërthen deri në fund, pikat problematike me të cilat kemi telashe, e që jep mundësi komisioneve të përbashkëta me rishiku aty ku ka pasur telashe dhe të korrigjohet”, është shprehur Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat