Fjalën që Haradinaj e planifikoi për sot në seancën e demarkacionit, e publikon në Facebook

Aktuale

Fjalën që Haradinaj e planifikoi për sot në seancën e demarkacionit, e publikon në Facebook

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:32
Haradinaj, Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj në Facebook ka publikuar fjalën që kishte planifikuar ta paraqiste në seancën e demarkacionit, e cila dështoi sot.

Ai mbetet me shpresë, se këtë adresim do ta bëjë ndaj deputetëve në seancën e nesërme, që pritet të nis prej orës 10:00.

Kujtojmë që seanca  e sotme u anulua pasi nuk kishte konsensus politik.

Ja postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:

Të nderuar deputet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

Ky Ligj ka 4 nene dhe poashtu përmbanë:

Dokumentacionin zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,

Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018

Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova

o Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit

o Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian

Ju faleminderit.

Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat