Apostolova u bën thirrje liderëve: Mendoni për qytetarët

Aktuale

Apostolova u bën thirrje liderëve: Mendoni për qytetarët

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 20:58
Nataliya Apostolova

Kuvendi sot ka dështuar që ta mbajë seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

Pas kësaj, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ajo ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Twitter, përcjell Bota sot.

"Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership", ka deklaruar Apostolova. 

"I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës", ka shkruar ajo në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat