Anëtari i ‘Komisionit Bulliqi’ flet për seancën e Demarkacionit

Aktuale

Anëtari i ‘Komisionit Bulliqi’ flet për seancën e Demarkacionit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 20:07
Florim Isufi

Njëri nga anëtarët e Komisionit të ngritur nga kryeministri Ramush Haradinaj për ta vlerësuar marrëveshjen për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, tha sot për Kallxo se tashmë i përket politikës të vendosë për fatin e kësaj marrëveshjeje.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar, Kuvendi i Kosovës nuk votoi sot për këtë marrëveshje.

Kryetari i Kuvendit e shtyu seancën për nesër në orën 10 ndërsa premtoi se Kuvendi do të arrijë ta ratifikojë marrëveshjen e cila po pret në sirtarë që nga gushti i vitit 2015.

Në një deklaratë për Kallxo, Florim Isufi, i cili ishte anëtar i Komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, komentoi kundërshtimet e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ta votuar pakon e dokumenteve në të cilën përfshihet edhe raporti i këtij komisioni, i cili e nxjerr të gabueshme marrëveshjen e arritur mes dy shteteve.

Vetë Isufi preferon që raporti që e bëri komisioni i tij të jetë pjesë e ligjit për ratifikimin e demarkacionin.

“Nëse ajo pikë mbetet në ligj, krijohen mundësi ekstremisht të mira për me mujt me rishiku edhe një herë dhe m’i përmirësuar gabimet ku janë. Lufta është me heqë atë dhe me mbetë marrëveshja e vjetër…  E nëse mbetet ky nen në ligj siç po kërkojnë partitë tjera atë herë krijohen mundësitë e mira për me i hy rishikimit”, tha Isufi.

“Ky nen dhe kjo pikë duhet patjetër të mbetet përndryshe sipas tij krijohet një dëm i pa riparueshëm për tërësisë territoriale të Kosovës”, tha ai duke iu referuar raportit të Komisionit i cili muaj më parë është prezantuar para kabinetit qeveritar.

“Në këtë nen është baza profesionale e cila e qet para aktit të kryer Malin e Zi për ta rishikuar marrëveshjen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat