Çitaku tallet me Daçiqin: Më parë unë shkoj në Hënë, se që Amerika tërheq njohjen e Kosovës

Aktuale

Çitaku tallet me Daçiqin: Më parë unë shkoj në Hënë, se që Amerika tërheq njohjen e Kosovës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:47
Vlora Çitaku dhe Ivica Daçiq

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pas thirrjeve të tij që Amerika dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se dëshiron që SHBA dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë të them! Do të uroja të isha Kampione e Wimbledon, apo të mund të isha në gjende që të përballoja një udhëtim për në Hënë”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

“Duhet të them se ëndrrat e mia janë më afër realitetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat