"Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare"

Aktuale

"Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare"

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Hashim Thaçi ka kryer tradhti kombëtare në marrëveshjen për Demarkacionin.

Pacolli fillimisht tha se partia në të cilën ajo bën pjesë kërkon që marrëveshja të rishqyrtohet nga fillimi, bazuar në raportin e nxjerrë nga komisioni i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

“Ne kërkojmë që ndryshimet e nevojshme, pra ato të cilat janë sqaruar shumë mirë në raportin e komisionit të fundit të udhëhequr nga Bulliqi dhe ekspertët tjerë, të merren parasysh gabimet dhe lëshimet të cilat janë bërë në mënyrë që të përmirësohet, dhe të kemi një demarkim të qartë dhe të drejtë për Kosovën”.

“Është marrëveshja e njëjtë dhe i bashkëngjitet një marrëveshje mes dy presidentëve e cila është ratifikuar në Malin e Zi”.

“Nuk ka asnjë mundësi që ta kushtëzojmë Malin e Zi për të bërë ndryshime”.

“Ne kërkojmë që kjo marrëveshje të rishqyrtohet nga fillimi”, tha Pacolli duke iu referuar raportit të komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, që kishte treguar se ka shkelje të mëdha.

Pacolli tha se në bazë të veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi, sipas saj, ai del të ketë bërë tradhti kombëtare.

“Dhe tash kur presidenti nënshkruan një marrëveshje  dhe i bëjnë të gjitha këto lëvizje në bashkëpunim me kryeministrin, del se ka bërë tradhti kombëtare”.

“Sepse një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës ia lë Malit të Zi”, shtoi Pacolli duke iu referuar Kodit Penal si argumentim që presidenti ka bërë shkelje.

“Pra, Hashim Thaçi ka bërë tradhti kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat