Pacolli: Kosova nuk do të mbetet më vrimë e zezë

Aktuale

Pacolli: Kosova nuk do të mbetet më vrimë e zezë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:18
Behgjet Pacolli me Carl Bildt

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi sot se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi do të hapë një faqe të re për Kosovën dhe se vendi ynë nuk do të mbetet më një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ish-Kryeministrin e Suedisë, aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Carl Bildt dhe ekipin e tij, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, trendet e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimin fqinjësor, rajonal si dhe atë ndërkombëtar.

Pacolli tha se qytetarët e Kosovës nuk është dashur të ndihen të izoluar dhe të pabarabartë në raport me bashkëmoshatarët e tyre në vendet tjera mbi  parimin themelor të së drejtës për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Ka qenë e padrejtë që Bashkimi Evropian i vuri kusht Kosovës ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave. Megjithëkëtë, miratimi i kësaj Marrëveshje, që unë shpresoj që do të ndodhë shpejt do të hapë shumë mundësi të reja për qytetarët tanë”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare.

Nga ana e tij, ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka shprehur gatishmërinë e tij personale dhe atë nga institucioni që bashkëdrejton për bashkëpunim dhe përkrahje në çështjet, që do të mund të konsideroheshin me interes të dyanshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat