Abdullahu: Më në siklet janë qytetarët për Demarkacionin se partitë që i matin përfitimet

Aktuale

Abdullahu: Më në siklet janë qytetarët për Demarkacionin se partitë që i matin përfitimet

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:54
Faton Abdullahu

Analisti politike Faton Abdullahu, ka komentuar çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qytetarët janë më shumë në siklet për demarkacionin se sa partitë politike, që po i matin përfitimet që mund të nxjerrin nëse e votojnë atë, përcjell Bota sot

Ai ka thënë se vota e qytetarit nuk ka qenë kurrë më e keqpërdorur.

Postimi i plotë:

Mashtrimi votat dhe demarkacioni

Qytetarët si duket janë shumë më në siklet se partitë politike se çfarë do të behet me demarkacionin. Partitë të relaksuara po e masin sa përfitime mund të nxjerrin nga kalimi, nga zhagitja, apo nga mos kalimi i demarkacionit. Qytetari duhet të pres, sepse po shihet se Kosova nuk është mbi partinë. Harrone. Kurrë nuk ka qenë më e pandershme dhe më e manipuluar vota e qytetarit në Kosovë se në zgjedhjet e kalaura. Tash jemi duke u ballafaquar me të pamoralshmen që ka prodhuar ajo sajesë prandaj edhe ajo votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat