Bytyqi merr vendim për ndërprerjen e financimit të “Loyola Gymnazium”

Aktuale

Bytyqi merr vendim për ndërprerjen e financimit të “Loyola Gymnazium”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:54
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për shfuqizimin e një pike të memorandumit të mirëkuptimi me OJQ “Loyola Gymnazium”, të Prizrenit, ku parashihej financim i OJQ “Loyola Gymnazium”.

Ky shfuqizim sipas një komunikate të MAShT-it, është bërë për shkak se legjislacioni i Republikës së Kosovës ia ka pamundësuar MAShT-it të kryej obligimet e saj financiare siç kanë qenë të papara  në memorandum.

Më tej thuhet se shfuqizimi është bërë duke u bazuar në ligjin për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe të rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe “Loyola Gymnazium”, në të ardhmen do të shikojnë  mundësi tjera të  bashkëpunimit. Ky vendim është marrë edhe në bazë të konkluzioneve të dala nga takimet e  grupit të përbërë nga palët e përfshira në këtë memorandum të mirëkuptimit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat