Reagon Lajçi: Albin të dua sa Çakorrin, Ramush do të mbështes nëse...

Aktuale

Reagon Lajçi: Albin të dua sa Çakorrin, Ramush do të mbështes nëse...

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:26
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas shtyrjes së seancës për Demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se e do Albin Kurtin sa Çakorrin, pasi është treguar i sinqertë në lidhje me këtë çështje, përcjell Bota sot.

Lajçi ka folur edhe për kryeministrin Haradinaj, të cilit i ka thënë se do ta mbështes, nëse do të jetë siç ishte në Bjelluhë të 2016.

Postimi i plotë:

Albin Kurti
Hera e parë që e publikoj foton tande me shumë kënaqësi!

Jo pse të dua a pse të besoj ma shumë se të tjerëve, por pse SOT në deklarimin tand para mediave, ishe i vertetë, madje ma shumë se i sinqertë.
“ Kriminelët le të burgosen e pastaj të bisedohet me Malin e Zi për kufinin, sepse VIZA s’ka pa u krye pika 2, ajo ma e randësishmja se vet Demarkacioni!”
Kët e di edhe unë “ artisti pa portofol” e kët e dinë edhe Ambasadorët që po 
“ na ndihmojnë” me e rregullua fqinjësinë e mirë me Cernagorën.
Ramush, 
Vazhdoj me të mbeshtetë poqese mbetësh Ai që ishe bashkë me neve në Bjelluhë 2016-tën, dhe mos u brengos për postin që e mbanë, sepse ate ta ka dhanë populli e ate ka me ta dhanë prap nëse do t’jeshë me POPULLIN!
Ju dua sa ÇAKORRIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat