Zeka: Disa njerëz para ambasadorëve po bëhen si pula të lagura, ndërsa në Kuvend...

Aktuale

Zeka: Disa njerëz para ambasadorëve po bëhen si pula të lagura, ndërsa në Kuvend...

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:17
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka, ka folur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se disa njerëz para ambasadorëve po bëhen si pula të lagura ndërsa në korridore të Kuvendit bëhen frenues dhe sabotues të mëdhenj të procese madhore, përcjell Bota sot.

Ai thotë se nuk ka dëgjuar se si të shkohet përpara sot, por vetëm vota për pazare.

Postimi i plotë:

Njoftim

Te nderuar qytetare, seanca e sotme per kalimin e demarkacionit, eshte shty 100 perqind per fajin e disa perfaqesueseve te LDK-se.

Ata, edhe dje, ne komisionin per pune te jashteme, kane bere obstrukcione dhe shantazhe, duke mos votuar kalimin e ligjit per demarkacion, qe te shkonte ne Parlament.

Nuk kam pa njerez ma hipokrit se sa disa prej tyre, ku para ambasadoreve te huaj behen si pula te lagura, kurse neper koridoret e Kuvendit, behen frenuesit dhe sabotuesit me te medhenje te proceseve madhore, te cilat ja heqin lakun nga fyti qytetarit te Kosoves.
A ka turp ma i madh se sa kur Mimoza Kusari deklaron dje: "Une e votoje demarkacionin, me kusht qe do shkojme ne zgjedhje te lira ne kete vit"? A vihet vota ne pazar me karriken e deputetit, apo te pushtetit?! Ta dhjefsha parlamentin e pushtetin, nese ne nuk i kuptojme hallet e ketij populli, nese ne te zgjedhurit e paftyre vazhdojme ta mbajme vendin tone si nje burg te rrethuar me tela.

Qytetare te nderuar, rralle degjoja sot rruget se si te shkohet perpara, drejte Europes e Amerikes. Ne vend te kesaj degjoja kalkulime votash. Degjoja duke thene: Me votu demarkacionin, a thu a fitojme apo humbim vota?! Haram vota per ate qe bene kalkulime e pazare te tilla. Haram per cdo voturs, nese voton ata qe jane ne te njejtate vale, e ne te njejten linje me listen serbe...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat