Arrestohet një person para Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Arrestohet një person para Kuvendit të Kosovës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk është kundërshtuar vetëm nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi një qytetar dyshohet se ka gjuajtur me gurë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Kp ka siguruar pamje teksa pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen duke e arrestuar personin, i cili më pas u shoqëruar për në stacionin policor në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar  Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha përmes telefonit, se sot rreth orës 11:40 është hapur një rast ndaj një personi për prishje e rendit dhe  qetësisë publike.

Ndryshe, personi që ka kryer  veprën penale ka hedhur gur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovë ku edhe ishte thirrur seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat