Arrihet marrëveshja për Demarkacion

Aktuale

Arrihet marrëveshja për Demarkacion

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka mbledhur sonte në zyrën e tij përfaqësuesit e partive politike, pa Vetëvendosjen dhe Listën Serbe.

Aty janë pajtuar që LDK ta votojë Marrëveshjen për Demarkacionin, ndërsa Kryeministri ka siguruar që i ka tri votat e nevojshme të Listës Serbe.

“Është kry, ka marrëveshje, pritet nesër më u ratifiku. Ka ujdi për tekstin e përbashkët, për pajtueshmëri të forcave politike shqiptare [minus VV]”, i ka thënë KALLXO.com një anëtar i kryesisë së LDK-së.

Vazhdon takimi i partive politike me Veselin, ende nuk dihet a ka marrëveshje

Sonte është duke u mbajtur takimi i shefave të Grupeve Parlamentare të partive, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Edhe pse në media është raportuar se është arritur marrëveshje në mes të partive për të votuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ekskluzive: Ambasadorët mbledhin të gjitha grupet parlamentare, ja çka pritet të diskutohet

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka dështuar sot të mbajë seancë parlamentare që të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. 

Gazeta “Bota sot”, ka mësuar nga burimet e saj brenda LDK-së, se ne ora 17 ambasadorët e huaj në Kosovë do të kenë takim me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare.

“Sot në ora 17 ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, do të mbajnë takim më të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të diskutohet marrëveshja për demarkacion, e ku pikë e diskutimit do të jetë raporti i Shpejtim Bulliqit”, kanë thënë burimet për “Bota sot”.

Sipas këtyre burimeve, sonte në ora 17 do të diskutohet marrëveshja për demarkacion, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, kompromis për raportin e Bulliqit, dhe të dilet me një qëndrim që nesër, në seancën e thirrur për në ora 10, të votohet dhe të kalojë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat