Përçahen Pacolli e Haradinaj, ja akuzat e kreut të AKR-së

Aktuale

Përçahen Pacolli e Haradinaj, ja akuzat e kreut të AKR-së

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:05
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Në koalicionin qeverisës si duket ka përçarje. Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore. Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur parasysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar”, ka shkruar Pacolli përcjellë “Bota sot”.

“Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë. Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan. Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveq se do tu shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë”, ka përfunduar Pacolli në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat