Veseli: Duam që deri të mërkurën të votohet demarkacioni

Aktuale

Veseli: Duam që deri të mërkurën të votohet demarkacioni

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:20
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk ka patriotizëm më të madh se sa të votohet me konsensus të plotë marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi vetëm kështu hapet perspektivë vendit dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.

Veseli pasi i njoftojë deputetët në sallë për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër, doli edhe para mediave, ku thanë se janë në rrugë të mirë që të jenë unik në seancën e nesërme, duke shtuar se duan që deri të mërkurën të përfundojë çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Duke folur për takimin me një pjesë të opozitës, pozitës, ambasadorit amerikan Greg Delaëie dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se ishte një takim i mirë dhe do ta arrijnë që të jenë unik në seancë.

Veseli: Duam që deri të mërkurën të votohet demarkacioni

“Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi të përfundon, jemi në rrugë të mirë, kërkojë përkrahje nga ju media, nga gjithë qytetarët, nga çdo faktor, që të arrijmë konsesusin dhe për atë çdo deputetë i Kuvendit që e donë atdheun e vet, që e donë shtetin e vet, nuk ka patriotizëm më të madh se sa sot, nesër, pasnesër kurdo që është seancën e jashtëzakonshme me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë, se sa me votu ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit, t’i hapim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik më tepër se sa debateve shterpe në mes vete për patriotizmin formal, tërë jemi patriot, tërë e duam Kosovën, njerëzit duan të lëvizin lirshëm dhe Kosova duhet ta ketë perspektivë, mos ta ndien vetën as qytetarët as shteti pjesë e lërë anash nga integrimet euro-atlantike“, tha Veseli.

Kurse, sa i përket listës serbe, tha se ata e duan dhe e respektojnë Republikën e Kosovës dhe duhet të lëvizin lirshëm edhe qytetarët serbë.

Veseli: T’i kryejmë detyrat tona

“T’i kryejmë detyrat tona ne pozitë e opozitë dhe gjithsesi kemi me pas veprim pozitivë edhe nga pjesa e tyre”, tha ai.

Veseli shtoi se do ta arrijnë pasi në momentet më të vështira dinë të sillen më së mirë, këtë sipas tij e kanë dëshmuar në të kaluarën dhe do ta dëshmojnë edhe sot.

Përndryshe, vendimi për shtyerjen e seancës, është marrë pas dy orë e gjysmë konsultime në mes pozitës dhe LDK-së. Këta të fundit po kërkojnë që raporti i Bulliqajt të hiqet nga pjesa e projektligjit, ndërsa, AAK insiston që të votohet edhe raporti.

Po ashtu, në këtë Kuvend nuk kanë ardhur deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë njoftuar se nuk do ta votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli: Nuk ka patriotizëm më të madh se sa të votohet demarkacioni

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pasi që shtyu seancën tha se qytetarët duhet dhe do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.

Veseli tha se janë në  rrugë shumë të mirë të arrihet konsensusi të janë  unik në seancën per demarkacionin.

“Duam që deri të mërkurën demarkacioni të përfundojë. Jemi në rrugë të mirë. Thërras çdo deputet që e do shtetin e vet. Nuk ka patriotizem me të madh se sa me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë më votu  demarkacionin, t’i hapim perspektivë vendit. Të gjithë jemi patriot e duam Kosovën por duhet të lëvizim lirshëm. Gjithë përpjekja ime sot është arritja e një konsensusi nacional. Të jemi unik në senacë”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat