Gashi i bindur në pafajësinë e aktivisteve të Vetëvendosjes

Aktuale

Gashi i bindur në pafajësinë e aktivisteve të Vetëvendosjes

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 shkurt 2018 Në ora: 14:16
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi pas shqyrtimit të ankesave në rastin e dënimit siq e quan ai të padrejtë të aktivisteve të Lëvizjes Vetëvendosje  ka kërkuar që Gjykata e Apelit sa më shpejtë të nxjerr vendimin lidhur më këto ankesa.

Gashi në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se:

“Sot përfundoj seanca në gjykatën e apelit të Kosovës në rastin e aktivistëve të lëvizjës vetëvendosje.  Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot mbajti seancën e kolegjit, në të cilën shqyrtoj ankesat e avokatëve në rastin e dënimit të padrejtë të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Kolegji i Gjykatës së Apelit sa më shpejt që të jetë e mundur do të nxjerrë vendim lidhur me ankesat tona, ne besojmë se aktvendimi i vetëm i drejtë mund të jetë, vërtetimi i pafajësisë i të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Si ka potencuar se  “Unë besoj në këtë panel të Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë, se po ashtu do ta ndërpre paraburgimin e padrejtë ndaj këtyre aktivistëve” thuhet në postimin e avokatit Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat