Nënkryetarja e Vetëvendosjes demanton Kadri Veselin për Demarkacionin

Aktuale

Nënkryetarja e Vetëvendosjes demanton Kadri Veselin për Demarkacionin

Nga: A.S & A.Zh Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:54
Fatmire Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku, ka demantuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili pak minuta ka thënë se janë dakorduar me të gjitha grupet parlamentare për çështjen e Demarkacionit.

Kollçaku ka thënë se Veseli nuk ka folur me Vetëvendosjen, për shtyrjen e seancës për Demarkacionit, raporton gazeta “Bota sot”.

“Nuk është e vërtetë që Kadri Veseli tha se janë dakorduar me të gjitha grupet parlamentare për shtyrjen e seancës, sepse me neve nuk kanë folur”, ka deklaruar Kollçaku.

Ajo ka ripërsëritur se Vetëvendosje do të votojë kundër Demarkacionit, pasi sipas saj, marrëveshja është gabim.

“Vetëvendosje do të votojë kundër Demarkacionit, se marrëveshja është gabim. Dhe me këtë deklaratën për aneksin nuk është asgjë. Në vend se ne si deputetë të merremi me tema më të rëndësishme siç është shëndetësia, arsimi, ne jemi bllokuar për të miratuar një marrëveshje, që nuk i kanë numrat”, është shprehur ajo.

Kollçaku e ka quajtur jo serioze shtyrjen e seancës.

“Besoj që jeni dëshmitarë të kësaj se çfarë po ndodh. Thirret seanca e pastaj shtyhet për tjetër ditë pa biseduar fare me neve të Vetëvendosjes. Kjo është jo serioze. Lista Serbe për demarkacionin po pritet sikur kur u vonua mbi 5 orë për të votuar zgjedhjen e qeverisë”, ka thënë Fatmir Kollçaku./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat