Kuvendi s’e miraton Demarkacionin, por shihni çka po ndodh te Ambasada Gjermane

Aktuale

Kuvendi s’e miraton Demarkacionin, por shihni çka po ndodh te Ambasada Gjermane

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:52
Turma te Ambasada Gjermane

Derisa partitë politike në vend, nuk po mund të gjejnë konsensus për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, shumë qytetarë po duan të largohen nga Kosova.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi e publikuar në Facebook nga njohësi i zhvillimeve politike Adlum Ramadani, përcjell Bota sot.

Në foto, shihen radhë të gjata njerëzish duke pritur për pajisje me vizë para Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

“Nuk jane ne proteste, por ne pritje per me leshu Kosoven. Ambasada Gjermane, sikurse shume te tjera, kesisoj ka pamje cdo dite te lume ne Kosove”, ka shkruar Ramadani në përshkrimin e fotos./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat