“Kërcënon” Selmanaj i AAK-së: Demarkacionin e votojmë vetëm me këtë kusht

Aktuale

“Kërcënon” Selmanaj i AAK-së: Demarkacionin e votojmë vetëm me këtë kusht

Nga: A.S & A.Zh Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Rasim Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj, ka thënë se ai do të votojë kundër nëse raporti i Shpejtim Bulliqit nuk bëhet ligj.

Duke folur para gazetarëve në hollin e Kuvendit, Selmanaj ka thënë se çdo përpjekje për të hequr këtë raport, është e papranueshme, raporton “Bota sot”.

“Unë kam deklaruar se raporti i Shpejtim Bulliqit, nëse nuk bëhet ligj, vota e AAK-së, do të jetë kundër. Me këtë raport, kanë dalë gabimet që janë bërë më herët. Çdo përpjekje për të hequr këtë raport, është e papranueshme”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Ndërsa i pyetur se pse po shtyhet seanca, ai ka thënë po bëhet debat për votat dhe nëse do të futet raporti i Bulliqit në votim, ose jo.

“Për mua është e palogjikshme që LDK-ja ka qëndrim kundër raportit të Bulliqit. Nuk e di saktë pse po shtyhet seanca se a po bëhet debat për vota. Por ka mundësi që seanca po vonohet a me u fut raporti i Bulliqit në votim”, është shprehur Rasim Selmanaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat