Kuvendi i Kosovës sot ka planifikuar që të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por Lista Serbe nuk do ta votojë marrëveshjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Kjo gjë është bërë e ditur nga një komunikatë e dërguar nga vet zyrtarë të Listës serbe.
"Lista Srpska nuk do ta votojë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi", thotë Lista Srpska përmes një komunikate për media
Tutje, ky subjekt politik në komunikatë deklaron se do ta vazhdojë luftën për popullin serb në Kosovë.
"Shkrimet ne mediat shqipe se Lista do ta votoje demarkacionin, janë thjesht tendencioze", thuhet përmes një komunikate.