Vetëm dorëheqja apo shkarkimi i Ramushit, e shpëton vendin, thotë deputeti i LDK-së

Aktuale

Vetëm dorëheqja apo shkarkimi i Ramushit, e shpëton vendin, thotë deputeti i LDK-së

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:04
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka theksuar se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka komplikuar edhe më shumë çështjen e Demarkacionit.

Ai në një shënim në Facebook ka shtuar se e vetmja mubdësi që të mos kemi edhe më tutje izolim të Kosovës është shkarkimi apo dirëheqja e Haradinajt.

Shënimini plotë:

Një Kryeministër që të thjeshtën e komplikon, që vetë sdi cka do, që niset në një rrugë të shtruar e hynë llugave dhe kurthohet në veprimet e veta ,i vetmi shpetim për të dhe vendin është dorëheqja apo shkarkimi.

Lamsh e ka ba. Sdi askush a po e sjell demarkacionin e Mehes apo Bulliqit , apo demarkacionin e Mehes me mundësi korigjimi , apo korigjimin e dyjave apo bashkëdyzimin e dy demarkacioneve .

Apo ndoshta po donë ta deshtojë të tërën e ta lë Kosovën pa liberalizim deri ne vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat