Donika Gërvalla ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Donika Gërvalla ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, e bija e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla, iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës përmes një postimi në facebook.

Ajo u ka kujtuar betimin e dhënë, duke porositur që pazaret e politikës janë afatshkurtëra.

"Secili deputet i ulur sot në sallën e Kuvendit ka bërë këtë betim: “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem! Pazaret e politikës ditore janë jetëshkurtra, kujtesa jonë e gjatë“, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat