Komplikohet situata: Selmanaj i AAK-së thotë se nuk e voton demarkacionin, nëse…

Aktuale

Komplikohet situata: Selmanaj i AAK-së thotë se nuk e voton demarkacionin, nëse…

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:07
Rasim Selmanaj

Komplikohen gjërat. Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se nëse raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk votohet, ai do të jetë kundër.

“Nëse raporti i komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj.

Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë dalë deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse ky raport përfshihet në marrëveshje.

Seanca e paraparë për ratifikimin e demarkacionit ende nuk ka filluar edhe pse ishte caktuar të niste në orën 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat